__________________________________________________________________
Rekomandime pėr zgjidhjen e problemit tė epidemisė sė Hepatitit A nė Studenēan, Suharekė
Pas vizitės qė bėmė nė Kuvendin Komunal tė Suharekės, Ekipet e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike vizituan fshatin Studenēan, ishin nė vendin ku derdhen ujėrat e zeza tė fshatiti Dobėrdolan, vizituan fshatin, burimin e ujėsjellėsit tė fshatit, Qendrėn e Mjekėsisė Familiare dhe shkollėn fillore " Kongresi i Manastirit" nė Studenēan.
Raporti i detajuar ėshtė pėrshkruar nė vijim:
1. Kronologjia
1.Departamenti i Shėndetėsisė dhe Mirėqenies Sociale i komunės sė Suharekės, ka informuar mė datė 7 janar 2009 Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike, pėrmes degės sė tij nė Prizren se nė fshatin Studenēan janė shfaqur raste tė hepatitit A prej fundit tė dhjetorit tė vitit 2008.
2. Ekipi i Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike nė Prizren menjėherė ndėrmorri masat kundėrepidemike, u dezinfektua dhe klorizua rezervoari i ujėsjellėsit tė fshatit dhetė gjitha sipėrfaqet e shkollės fillore pėrfshirė edhe nyjet sanitare. Pastaj u dezinfektuan dhe klorizuan tė gjitha puset te rastet e dyshimta nė hepatit.
3. Deri mė 15 janar 2009 Instituti Kombėtar identifikoi 77 raste me hepatiti viral A, kryesisht fėmijė parashkollor dhe shkollor. Tė gjitha kėto raste janė pėrpunuar nė detaje.
4. Deri mė 19 janar 2009 janė identifikuar dhe pėrpunuar gjithsej 83 raste tė sėmurė.
2. Vlerėsimi epidemiologjik dhe sanitar nė vendbanim:
1.Shkolla fillore "Kongresi i Manastirit" furnizohet me ujė pėr pije nga ujėsjellėsi i fshatit Studenēan.
2.Rezervoari i ujėsjellėsit nuk ka qenė i klorizuar fare para epidemisė, ku kaptazha e rezervoarit gjendet nė fund tė fshatit dhe pa zonė mbrojtėse.
3.Ujėrat e zeza prej fshatit Dobėrdolan derdhen mbi fshatin Studenēan nė mjedis tė hapur.
4.Ujėsjellėsi me ditė tė tėra para shpėrthimit epidemik kishte redukime tė ujit, qė si pasojė janė aktivizuar pompat nė gjysmėn e fshatit qė tė merret uji nga puset johigjienike!!!
5.Tė gjitha mostrat e ujit nė aspektin bakteriologjik nuk i pėrgjigjen standardit IA-DSHMS 2/99.
6.Dispozicioni i mbeturinave bėhet pa kritere elementare higjieniko-sanitare.
7.Kushtet higjieniko-sanitare nė shumicėn e familjeve janė tė pavolitshme dhe nė rrethana tė tilla ekziston gjithmonė rreziku potencial pėr shpėrthime tė reja tė sėmundjeve tė zorrėve qė pėrhapen me ujin dhe ushqimin e kontaminuar.
3. Masat parandaluese
1. Ekipet profesionale nga IKSHPK Prizren nė bashkėpunim me organet komunale tė Suharekės, tė pėrforcuara nga Ekipet e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike nė Prishtinė kanė aplikuar tė gjitha masat bashkėkohore kundėrepidemike nė vatėr tė infeksionit dhe nė rajon dhe janė ēdo ditė nė vėzhgimin dhe hulumtimin aktiv nė identifikimin e rasteve tė reja.
2. Janė marrė mostrat pėr analiza laboratorike tė ujit tė pijes, si nga ujėsjellėsi i fshatit dhe nga pusi i shkollės.
3. Janė marrė mostrat e gjakut nga tė gjithė tė sėmurėt nė repartin infektiv tė spitalit tė Prizrenit pėr verifikimin e diagnozės mikrobiologjike.
4. Tė sėmurėt me tablo klinike tė sėmundjes janė hospitalizuar dhe izoluar nė repartin infektiv tė Spitalit rajonal nė Prizren.
4. Pėrfundime
1. Kemi tė bėjmė me epidemi tė karakterit lokal tė Hepatitit A e pėrhapur te nxėnėsit dhe fėmijėt parashkollor tė fshatit Studenēan me kontakte familiare edhe nė tri vendbanime tė komunės sė Suharekės (Samadraxhė, Gjinoc dhe Nepėrbisht).
2. Burimi i infeksionit nuk ėshtė i njohur. Mbetet tė hulumtohen tė gjitha anketat epidemiologjike dhe analiza e thukėt e e inkubacionit tė sėmundjes te ēdo i sėmurė.
3. Infeksioni ka ndodhur nė fillim tė dhjetorit dhe rastet e para janė identifikuar mė 27 dhjetor.
4. Rruga kryesore e pėrhapjes sė infeksionit ėshtė uji i kontaminuar (nga ujrat e zeza sipėrfaqėsore) dhe kontakti indirekt.
5. Janė sėmurė grupet mė vulnerabile tė popullatės, fėmijėt parashkollor dhe shkollor.
6. Tė gjitha rastet e dyshimta nė sėmundje janė trajtuar nė repartin infektiv tė Spitalit tė Prizrenit me pėrkujdesje tė lartė profesionale dhe pa asnjė pėrkeqėsim tė tablos klinike tė sėmundjes.
7. Rastet e dyshimta nė Hepatit A duhet tė hospitalizohen dhe izolohen.
8. Epidemia ėshtė nėn kontrollė tė ekipeve profesionale tė Institutit Kombėtar.
9. Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike ka dhėnė rekomandime tė duhura profesionale, ka mbajtur ligjėrata me qytetarėt qė tė kenė kujdes t'i pėrmbahen rregullave strikte higjieniko-sanitare dhe pastėrtinė shtėpijake dhe ka aplikuar tė gjitha masat profilaktike dhe kundėrepidemike dhe nė ditėt nė vijim do tė mbajė ligjėrata me nxėnėsit e shkollės fillore.
10. Pritet tė ketė raste sporadike nga "bishti epidemik" me kontakt andaj, nxėnėsit e sėmurė duhet tė vazhdojnė rehabilitimin shtėpijak, e nxėnėsit e shkollės tė kenė kujdes nė mbajtjen e pastėrtisė dhe larjen e rregullt tė duarėve nė shkollė.
5. Rekomandime
1.Tė instalohet urgjentisht klorinatori pėr klorizim tė vazhduar nė sistemin kaptazh tė pompimit.
2.Tė sanohen dėmtimet dhe tė ēarat nė murin e kaptazhės.
3.Tė bėhet pastrimi mekanik dhe dezinfektimi me tretje klori i mureve tė brendshme tė kaptazhės sė rezervoarit.
4.Sigurimi i zonės mbrojtėse me rrethojė te burimi i Studenēanit
5.Tė vendoset rrethoja te kaptazha dhe rezervoari i ujit pėr pije.
6.Tė riparohen tė gjitha dėmtimet e rrjetit tė ujėsjellėsit nė fshat.
7.Tė bėhet mirėmbajtja e rregullt e puseve dhe dezinfektimi i ujit nga puset
8.Pastrimi dhe mirėmbajtja e pusetave (shahtave) tė kanalizimit.
9.Klorizimi i vazhduar i pusit tė shkollės.
10.Dezinfektimi i rregullt i shkollės fillore nė Studenēan*
11.Verifikimi dhe kontrolli i rrjedhės sė kanalizimit (ujėrave tė zeza) pėr tė pamundėsuar kontaktin me ujin e pijes.
12.Rregullimi dhe meremetimi i dėmtimeve nė nyjet sanitare nė shkollėn fillore tė Studenēanit.
13.Mirėmbajtja e rregullt e kushteve higjienike tė nyjeve sanitare dhe hapėsirave tė shkollės fillore.
14.Tė mbahen vazhdimisht ligjėrata tė edukimit shėndetėsor dhe higjienik me nxėnės
15.Tė organizohen ligjėrata tė edukimit shėndetėsor dhe higjienik me banorėt e fshatit Studenēan.
16.Grumbullimi i mbeturinave nė deponi.
17.Ujėrat e zeza tė fshatit Dobėrdolan tė rikaptazhohen sipas propozimit qė ėshtė bėrė para dy muajve (raporti i komunės sė Suharekės nr 06/2090 datė 3 dhjetor 2008).
18.Vluarja e ujit tė pijes pėr tėrė fshatin dhe pėrdorimi i ujit tė pijes tė ambalazhuar.
19.Edukimi shėndetėsor nė shkollė, shtėpi private, QKMF si dhe vendet publike me popullatėn
20.Tė sigurohen pako minimale higjienike pėr familjet e prekura nga HAV dhe tė sigurohen kushte shtesė pėr familjet skamnore.
21.Tė sigurohen material mjekėsor pėr QKMF nė Suharekė dhe material dezinfektues pėr shkollėn.
22.Inspektorati shėndetėsor komunal dhe nė nivel shteti nė vazhdimėsi tė koordinoj punėn me DSHMS, DAK dhe IKSHPK nė mbikėqyrjen e situatės epidemiologjike dhe higjienike si dhe marrjen e masave kundėrepidemike nė shkollėn e Studenēanit, shkollat e komunės sė Suharekės dhe tė gjitha shkollat e Republikės sė Kosovės.
________________
* Pikat 1-10 rekomandojnė zgjidhjen definitive tė problemit!
__________________________________________________________________
FILLON MATJA E AERONDOTJES NĖ DY PIKA NĖ PRISHTINĖ
Mė 23 dhjetor, nė ora 11:00, nė Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, u bė inaugurimi i pajisjeve pėr matjen e aero-ndotjes AIRPOINTER.
Inaugurimi solemn u bė nga Zėvendės-Ministresha e Shėndetėsisė Dr Mybera Mustafa, Minsitri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Zotėri Mahir Jagcilar dhe Drejtori i Institutit Kombėtar, Prof. Naser Ramadani.
Pajisjet janė tė vendosura nė oborrin e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Pubike dhe nė Ministrin e Financave nė oborrin e Drejtorisė sė Tatimeve (udhėkryqi i Filozofikut).
Aerondotja ėshtė problem serioz pėr qytetarėt e Kosovės. Rritja e intensitetit tė qarkullimit tė automjeteve, numri i tyre nė rritje, pėrdorimi i karburanteve pa kontrollė pėrkatėse me pėrmbajtje tė lartė tė plumbit, pėrdorimi i lėndėve djegėse pėr ngrohje, ndėrtimet pa plan dhe pa leje, afrimi i qendrave tė banuara pranė zonave industriale, pakėsimi i zonave tė gjelbėruara (parqet dhe lulishtet), janė disa nga indikatorėt qė alarmojnė pėr ndotje tė ajrit.
Rezultatet e aerosedimentit (pluhurit) shpeshherė kanė treguar pėr tejkalimin e vlerave limit nė shumė pika matėse.
Edhepse Sistemi i Informimit shėndetėsor akoma nuk ka arritur nivelin pėr alarmim tė shpejtė, megjithate tė dhėnat ekzistuese flasin per rritjen e incidencės sė sėmundjeve respiratore nga viti ne vit.
Tė gjitha kėto arsye kanė bėrė qė Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike tė Kosovės tė ketė njėrėn nga prioritetet pėrcjelljen e kualitetit tė ajrit.
Mungesa e paisjes adekuate pėr monitorimin 24 orėsh tė kualitetit tė ajrit ka qenė pengesa kryesore nė realizimin e kėtij objektivi.
Instituti Kombėtar, falė buxhetit tė rregullt tė Ministrisė sė Shėndetėsisė ka ble dy aparate - AIR POINTER, pėr monitorimin 24 orėsh tė kualitetit tė ajrit. Kėto aparatura mundėsojnė matjen e 5 gazrave nė ajėr: CO, NOX, SO2, H2S, NO dhe njėkohėsisht na ofrojnė tė dhėna pėr pranin e grimcave tė suspenduara nė ajėr.
Monitorimi i pėrhershėm i kėtyre parametrave do tė filloj nga 1 janari i vitit 2009. Monitorimi i tillė do tė na jap tė dhėna reale pėr kualitetin e ajrit brenda 24h, pėr tejkalimin e vlerave limite nė ēdo kohė dhe kėshtu na mundėson qė tė alarmojmė situatėn pėr tė marrė masa konkrete pėr parandalimin e ndotjes sė mėtejme.
__________________________________________________________________
LAJM I RI
Me 25 shtator 2008 nė ora 10.00 nė Hotel Victory, nė Prishtinė,
INSTITUTI KOMBĖTAR I SHĖNDETĖSISĖ PUBLIKE DHE MINISTRIA E SHĖNDETĖSISĖ BĖJNĖ LANSIMIN SOLEMN TĖ PLANIT VEPRUES PĖR PARANDALIMIN DHE MENAXHIMIN E PANDEMISĖ SĖ GRIPIT TĖ SHPENDĖVE NĖ KOSOVĖ
Tė pranishėm: Ministri i Shėndetėsisė Prof. Dr Alush Gashi,
Sekretari Permanent Dr Ilir Rrecaj,
Ekspertėt e IKSHPK-sė,
Drejtorėt e Instituteve rajonale tė SHP dhe
Drejtorėt Rajonal tė Shėndetėsisė.
Mysafirė do tė jetė njė Delegacion pėr monitorim i OBSH-sė pėr Europė
nga Copenhagen.
__________________________________________________________________
Ministri i Shėndetėsise Prof. Dr. Alush Gashi vizitoi Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės
Mė 18 Janar 2008 Ministri i Shėndetėsisė Prof. Dr.Alush Gashi me bashkėpunėtorė u takua me Drejtorin e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, Prof. Dr Ass Naser Ramadani, ku vlerėsoi lartė rolin e Institutit nė Shėndetėsinė kosovare dhe ofroi bashkėpunim tė ngushtė mes kėtyre dy Institucioneve tė larta shėndetėsore.
Instituti Kombėtar do tė angazhohet me tė gjitha potencialet profesionale dhe shkencore nė realizimin e Deklaratės Strategjike tė Ministrisė sė Shėndetėsisė dhe pėrshpejtimin e reformave nė shėndetėsinė kosovare.
__________________________________________________________________
Presidenti Sejdiu priti drejtuesit e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike
Prishtinė, 24 janar 2008
Presidenti i Kosovės, Prof. dr. Fatmir Sejdiu, priti nė njė takim drejtuesit e Institutit Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės, nė krye me drejtorin Prof. Ass. Dr Naser Ramadani.
Drejtori i IKSHPK-sė, Prof. Ass. Dr. Naser Ramadani e ka njohur Presidentin Sejdiu me punėn e Institutit. Ai theksoi se IKSHPK si institucion i lartė shndetėsor, profesional dhe shkencor i Kosovės, ėshtė institucion strategjik me rėndėsi t veēantė kombėtare duke pasur parasysh rolin e tij nė pėrgatitjen dhe implementimin e strategjive dhe politikave shėndetėsore, si dhe diagnostikimin dhe parandalimin e sėmundjeve ngjitėse.
Duke e vlerėsuar rolin e IKSHPK-sė nė fushėn e shėndetėsisė, Presidenti Sejdiu theksoi se IKSHPK ka peshėn e vet t veēantė nė ruajtjen e shėndetit tė popullatės. Presidenti Sejdiu shprehu besimin se IKSHPK do tė ketė rolin e tij tė rėndėsishėm nė ngritjen e cilėsisė sė pėrkujdesjes shėndetėsore dhe parandalimit tė sėmundjeve, si dhe zhvillimin e punės hulumtuese-shkencore dhe ngritjen profesionale tė puntorėve shėndetėsor. Ai premtoi pėrkrahjen e tij tė vazhdueshme pėr punėn dhe projektet e kėtij instituti. Drejtori Naser Ramadani, nė emėr t IKSHPK-sė, e uroi Presidentin Sejdiu pėr rizgjedhjen President i Kosovės dhe i shprehu gatishmėrinė e plotė tė IKSHPK-sė pėr tė bashkėunuar nė tė mirė tė shėndetit dhe mirėqenies sė qytetarėve tė vendit.