Epidemiologjia
Epidemiologjia si shkencė dhe disciplinė mjekėsore nė Kosovė tashmė ka njė traditė dhe rutinė tė pėrsosur. Kjo veprimtari nė Institutin Kombėtar tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės realizohet nė Departamentin e Epidemiologjisė. Detyrat e epidemiologjisė janė pėrcaktuar nė bazė tė nevojave aktuale tė problematikės shėndetėsore nė Kosovė. Ndėr kėto detyra mė prioritare janė:
Mbikėqyrja, hulumtimi dhe parandalimi i sėmundjeve ngjitėse dhe jongjitėse;
Matja e frekuencės dhe pėrhapjes sė sėmundjeve, hulumtimi i etiologjisė sė tyre;
Intervenimi nė parandalimin e pėrhapjes sė sėmundjeve me ndėrmarrjen e masave profilaktike dhe kundėrepidemike.
Aktivitetet e Departamentit tė Epidemiologjisė:
- Pėrforcimi i shėrbimeve epidemiologjike nė Kosovė;
- Pėrforcimi i rrjetit kombėtar pėr gadishmėri dhe pėrgjigje ndaj sėmundjeve ngjitėse;
- Mbikėqyrja e sėmundjeve kronike dhe faktorėve tė rrezikut;
- Plani i aksionit pėr epidemiologjinė e ambientit dhe vatrat endemike nė Kosovė;
- Programi EPI me aksent tė veēantė nė eliminimin e paralizės sė fėmijėve, fruthit dhe tetanozit neonatal
- Zvoglimi i incidencės dhe vdekshmėrisė nga sėmundjet vaksinė-preventabile, sėmundjet ngjitėse dhe parazitare;
- Zhvillimi i planit strategjik pėr sėmundje bioterroriste dhe zoonoza;
- Plani i aksionit pėr ITR/IST/HIV/AIDS;
- Kontrollimet sanitare dhe infeksionet intrahospitalore;
- DDD profilaktik dhe kundėrepidemik;
- Puna edukative, hulumtuese dhe shkencore;
- Bashkėpunimi me institucionet tjera vendore dhe ndėrkombėtare.