Instituti Kombėtar i Shėndetėsisė Publike
Ėshtė formuar mė 5 qershor tė vitit 1925;
Ėshtė Institucioni mė i lartė shėndetėsor, profesional dhe shkencor i Kosovės;
Ėshtė Institucion Shėndetėsor qė pėrgatit dhe zbaton strategjinė e shėndetit publik (Masat higjieniko - sanitare, masat profilaktiko - kunderepidemike, socialo mjekėsore, promovimin e shėndetit, edukimin dhe arsimimin shėndetėsor, kontrollėn e kulitetit tė ujit, ajrit, ushqimit, PZI (programi i zgjėruar i imunizimit), politikėn shėndetėsore dhe ekonomiken shėndetėsore, informimin shėndetėsorė) nė mbarė territorin e Kosovės.
Instituti zhvillon punėn hulumtuese-shkencore dhe organizon pėrkryerjen profesionale tė punėtorėve shėndetėsor.
Ėshtė bazė arsimore e Fakultetit tė Mjekėsisė;
Ka 5 Departamente:
Image
1. Epidemiologjia
2. Ekologjia Humane
3. Mjekėsia Sociale
4. Mikrobiologjia dhe
5. Sistemi i Informimit Shėndetėsor;
6. Shkolla Kosovare e Shėndetėsisė Publike
Historiku i zhvillimit
Vitet e 20ta tė shekullit tė kaluar karakterizohen me gjendje tė rėndė shėndetėsore si nė Botė ashtu edhe nė Ballkan. Duke pasur pėr bazė situatėn e shėndetėsisė kosovare nė pėrgjithėsi dhe shėndetėsinė publike nė veēanti merret qėndrimi qė tė themelohet shėrbimi higjieniko-epidemiologjik edhe nė Pejė me ndihmėn e fondit Rockfeler nga SHBA. Me 5 qershor tė vitit 1925 filloi punėn ky shėrbim. Me kėtė datė janė vėnė bazat e Mjekėsisė Preventive nė Kosovė andaj edhe shėnohet si ditė festive e themelimit tė Institutit tė Shėndetėsisė Publike tė Kosovės sot.
Pas kėsaj date, nė Kosovė formohen qoftė si stacione sanitare, mikrobiologjike apo higjieno-epidemiologjike, shėrbimet nė Prishtinė, Prizren dhe Mitrovicė. Nė kėto njėsi nuk kishte kuadro tė specializuara (pos nė Prizren), por shėrbimet shėndetėsore kryheshin nga punėtorėt shėndetėsor me shkollė tė ultė shėndetėsore. Nė fakt nuk kishte asnjė kuadėr shėndetėsor shqiptar edhe pse popullata ishte shumicė.
Gjatė viteve 1923/1924, nė Prizrenin e lashtė ishte themeluar shėrbimi bakteriologjik tejet efikas, qė ofronte shėrbime pėr tėrė territorin e Kosovės sė atėhershme (njė pjesė tė Sanxhakut dhe Malit tė Zi). Por, ishte vetėm shėrbim bakteriologjik i cili mė vonė zhvillohet nė shėrbim higjienikosanitar pėr tu shndėrruar sot nė Institut Rajonal tė Shėndetėsisė Publike tė Prizrenit (Dedushaj I).
Prej vitit 1946/1947 ka filluar punėn mjeku i parė shqiptar Dr.Durmish Celina. Nė atė kohė ishte organizuar shkolla e ultė medicinale, ku lėndėt profesionale i mbante dr.Daut Mustafa. Dr.Durmish Celina ka udhėhequr me shkollėn e ultė pėr mami nė shtėpinė e Ali Dulės nė Prizren ku janė zhvilluar aktivitetet edukativo-shėndetėsore.
(shih tė dhėnat nė biografi tė Dr.Celinės).
Gjendja shėndetėsore nė Kosovė
Trashėgimia e shumė sėmundjeve ngjitėse e kishte dėmtuar rėndė Kosovėn nė aspektin ekonomik dhe kulturoro-arsimor, por asgjė mė pak nė atė shėndetėsor dhe social. Nė prag tė Luftės sė Dytė Botėrore e sidomos pas saj, gjendja dhe rrethanat shėndetėsore nė Kosovė ishin jashtėzakonisht tė vėshtira.
Sėmundjet ngjitėse me pėrhapje masive qė gjatė historisė kanė zhdukur kombe, nė Kosovė gjatė kėsaj kohe paraqiteshin nė forma endemike e shpeshherė merrnin karakter tė epidemive masive dhe lokale. Kėto sėmundje kanė shkatėrruar dhe vrarė pa mėshirė me qindra e mijėra foshnje dhe fėmijė tė Kosovės. Prej tyre prijshin: malaria, tifoja e morrit, tifoja e zorrėve, dizenteria bacilare, sėmundjet tjera ngjitėse tė zorrėve, tuberkulozi, fruthi, meningjitit, difteria, kolla e bardhė dhe sėmundjet e tjera tė fėmijėve. Gjatė kėsaj periudhe pothuajse ēdo i dyti varr ishte varr i foshnjave dhe fėmijėve nėn 7 vjeē.
Duhet theksuar se nė vitin 1940 nė Kosovė kanė qenė 5 spitale me 390 shtretėr, 36 ambulanca tė ndryshme shėndetėsore dhe shėrbimi preventiv me 5 stacione sanitaro-epidemiologjike prej tė cilave kanė punuar vetėm 3.
Nė tė gjitha kėto institucione shėndetėsore kanė punuar 38 mjekė, 20 farmacistė (privat), 1 stomatolog dhe afėr 85 punėtorė tė tjerė tė medicinės (pjesa dėrrmuese e tyre kishin mėsuar nga praktika me kurse mjekėsore (Dedushaj I).
Kosova doli nga Lufta e Dytė Botėrore e shkatėrruar tėrėsisht, me kushte jetese katastrofike, me shkallė tė analfabetizmit rreth 98%. Edhe pėrkundėr rrethanave tė tilla, shėrbimet shėndetėsore nuk funksiononin pothuajse fare e nga ana tjetėr sėmundjet ngjitėse bėnin kėrdi. Shėrbimet shėndetėsore parėsore dhe dytėsore ekzistonin vetėm nė letėr, ndėrsa pėr shėrbime tretėsore as qė flitej fare.
Rrjeti dhe kuadri shėndetėsor
Nė fillim tė vitit 1946 nė territorin e Kosovės kishte 5 spitale me 333 shtretėr mesatarisht 0.4 shtretėr pėr 1000 banorė. Nė kėto spitale, punonin 9 mjek (tė huaj asnjė shqiptar), 15 farmacistė, 6 teknik mjekėsorė, 11 higjienist dhe 27 punėtorė tjerė shėndetėsorė me kualifikim tė ultė. Mbrojtjen themelore shėndetėsore e ofronin 8 stacione shėndetėsore nė qytete, 3 nė fshatra dhe 1 dispanser antituberkular, kurse nė mbrojtjen stomatologjike punonin 3 dentistė dhe 1 stomatolog.
Shihet se shėrbimi i mjekėsisė preventive pothuajse nuk ekzistonte mė, ndėrsa pėr kuadėr nė kėtė lėmi as qė flitet fare.