Popullatė e shėndoshė, nė njė mjedis tė shėndoshė, nė shtet tė shėndoshė

Nė kėtė vizion ngėrthehen tė gjitha aktivitetet qė participojnė pėr kompletimin e kėtij misioni tė shenjtė, duke pėrfshirė nė radhė tė parė: parandalimin e pėrhapjes sė sėmundjeve ngjitėse, parandalimin e epidemive dhe pandemive, mbrotja e popullatės nga rreziqet mjedisore, parandalimi i lėndimeve (nė punė, nė komunikacion, gjithkund), promovimi dhe nxitja e sjelljeve tė shėndosha, pėrgjigja efikase ndaj katastrofave natyrore, sigurimi i kualitetit dhe qasjes sė barabartė nė shėrbimet shėndetėsore. Vizioni ynė ėshtė nė pėrputhje tė plotė me dokumentin e Ministrisė sė Shėndetėsisė: “Strategjia e zhvillimit tė sistemit shėndetėsor tė Kosovės, 2005-2015” si dhe nė objektivat e OBSH-sė “Shėndeti 21”.
Instituti Kombėtar ėshtė njė qendėr kulmore nė shkallė vendi i cili hulumtimin aktiv pėr mbrojtjen e popullatės nga sėmundjet e fillon nė mėnyrė aktive me mbikqyrjen e sėmundjeve e njohur si “Gjurmimi”i sėmundjeve. Kjo strategji na mundėson jo vetėm identifikimin e sulmeve eventuale bioterrorriste, por ėshtė kruciale nė zgjidhjen e misterieve karshi sėmundjeve ngjitėse dhe jo ngjitėse kronike. “Gjurmimi” i sėmundjeve ėshtė njė nga armėt mė vitale tė shėndetėsisė publike nė luftimin e sėmundjeve, nė parandalimin dhe kontrollin e tyre. Kėshtu, dallimi themelor i fushėveprimit tė kliniēistėve dhe specialistėve tė shėndetėsisė publike konsiston nė faktin se ne merremi me tri “aktet e dramės” sė ecurisė sė sėmundjeve qofshin ngjitėse ashtu edhe atyre jo ngjitėse, pėrkundėr kliniēistėve tė cilėt merren vetem me “aktin e tretė” tė dramės, atėherė kur janė paraqitur shenjat klinike dhe kur personat e sėmurė i drejtohen pėr ndihmė institucioneve shėndetėsore. Kjo qasje themelore e shėndetėsisė publike ka shumė pėrparėsi, por po theksoj vetėm dy: parandalimi i patologjive tė ndryshme ku si pėrfitim ka ruajtjen e jetėve tė njerėzve dhe zvoglimin e pasojave eventuale dhe invaliditetit dhe e dyta por qė konsiderohet njėsoj e rendėsishme, kjo metodė e punės kushton shumėfish mė lire se kurimi i sėmundjeve.



Si perceptohet shėndetėsia publike nga profesionistėt tjerė shėndetėsorė?

Shėndetėsia publike ėshtė lėmi gjithėpėrfshirėse e cila nė vete ngėrthen pothuaj tėrė sistemin shėndetėsor modern. Gjithmonė ka ekzistuar mendimi i gabuar se shėndetėsia publike mė parė nė Kosovė e pėrkufizuar vetėm nė mjekėsinė preventive e nga shumė e keqė interpretuar si disiplinė e „entit higjienik ku bėhet stėrpikja dhe mbytja e insekteve, mbytja e minjve, kontrolli i librezave sanitare, dezinfektimi i qebaptoreve“,...etj. Rrallėkush nga profesionistėt shėndetėsor klinik ka menduar se mund t’i shfrytėzojė metodat e shėndetėsisė publike nė zgjidhjen e problemeve tė shumta qė i dalin pėrpara nė ushtrimin e suksesshėm tė profesionit tė tyre nė klinikė. Gjatė punės sė pėrditshme, mjekut kliniēist i lindin pyetje tė tilla si: Sa ėshtė probabiliteti qė njė klient me ndryshime elektrokardiografike minimale tė zhvillojė infarkt tė miokardit gjatė vitit tė ardhshėm? Nėse do tė testohet njė trajtim i ri terapeutik, sa duhet tė jetė numri minimal i subjekteve nė studim? Cila ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė hetuar njė hipotezė klinike? Cila ėshtė metoda mė e mirė pėr tė vėnė njė diagnozė klinike: Intuita apo Epidemiologjia? Si mund tė pėrcaktohen prioritetet shėndetėsore tė komunitetit ku unė bėj pjesė? Si mund tė bėhet vlerėsimi i efektivitetit tė njė programi imunizues? Si mund tė kryhet njė studim kohort nė popullatė? Si mund tė ndėrhyhet nė rritjen e kėshillimoreve pėr nėnėn dhe fėmijėn? Si mund tė vlerėsohet incidenca e gastroenteritit akut nė Prishtinė? Sa ėshtė probabiliteti i sėmundshmėrisė nga Gripi i Shpendėve nė Kosovė, etj. Duke njohur prevalencėn e njė patologjie nė popullatėn tonė si dhe senzibilitetin dhe specificitetin e njė testi diagnostik tė aplikuar, ėshtė e mundshme tė pėrcaktohet probabiliteti se njė rast pozitiv efektivisht ėshtė i sėmurė dhe njė rast negativ ėshtė realisht i shėndoshė.  Falė punės mbinjerėzore tė stafit tė shėndetėsisė publike nė Kosovė sot nuk ka: Variola Vera, Malarie, Kala-Azar, Tifo tė morrit, Morbus Brill-Zinsser, Lepra, Difteria, Tetanos Neonatal, Morbilli autokton dhe jemi nė rrugė tė mirė tė eliminojmė sėmundjet tjera vaksinė-preventabile e ajo qė ėshtė pėr mburrje padyshim eliminimi i paralizės sė fėmijėve.  



Objektivat gjatė vitit 2008

Objektivi parėsor i Shėndetėsisė publike ėshtė tė parandalojė sėmundjet pėrmes intervenimit nė procesin patologjik duke identifikuar tė gjithė faktorėt e riskut qė ndikojnė nė rrėnimin e shėndetit. Edhepse ėshtė ndėrthurė nė njė fjali fushėveprimi ėshtė mjaftė i gjėrė dhe nuk i pėrket vetėm shėndetėsisė por edhe tė gjitha lėmive tjera jo shėndetėsore qė ndikojnė drejtėpėrsėdrejti nė shėndetin e njeriut (ajri, uji, ushqimi, banimi, infrastruktura, kushtet e punės, standardi i jetesės, etj.) Ne do tė vazhdojmė tė mbėshtesim programin pėr ruajtjen e shėndetit tė nėnės dhe fėmijės, programin e imunizimit, mbikėqyrja dhe kontrolli e sėmundjeve ngjitėse dhe jo ngjitėse, hulumtimet laboratorike, mikrobiologjike dhe kimike tė ujit tė pijes, analiza e ushqimit dhe mostrave tė mjedisit, ofrimi i shėrbimeve tė mikrobiologjisė klinike pėr tė mbėshtetur institucionet shėndetėsore nė programet e veta tė parandalimit tė sėmundjeve ngjitėse, pėrforcimin e sistemit tė informimit shėndetėsor duke siguruar statistikat e nevojshme pėr planifikimin e shėrbimeve shėndetėsore dhe zhvillimin e politikės sė mbrojtjes shėndetėsore; ofrimi i kėshillave profesionale-shkencore pėr zhvillimin e planeve dhe politikės shėndetėsore, promovimi dhe edukimi shėndetėsor, ofrimi i  kėshillave profesionalo-shkencore pėr ēėshtjet e ambientit tė shėndoshė, zbatimi i legjislacionit tė shėndetėsisė dhe ambientit, mbėshtetja profesionalo-shkencore pėr zhvillimin e aftėsive tė domosdoshme pėr arritjen e kėtyre shėrbimeve dhe trajnimet e vazhduara duke ngritur kualitetin dhe cilėsinė e shėrbimeve shėndetėsore. Duke marrė parasysh se ne veprojmė nė njė territor me madhėsi 11.000 km2 dhe shkencat mjekėsore sot nuk janė tė izoluara, ne si prioritet e kemi bashkėpunimin me tė gjitha institucionet e shėndetėsisė publike nė rajon, e veēmas Institutin e Shėndetėsisė Publike nė Tiranė, pastaj me institucionet relevante ndėrkombėtare, me tė cilat kemi njė bashkėpunim tė ngushtė, si CDC nė Atlanta tė SHBA-ve, OBSH-nė nė Gjenevė, UNICEF-in, Instituto Superiore di Sanita nė Romė, Shkollėn e Shėndetėsisė Publike “Andrija Shtampar” nė Zagreb, etj. 



E ardhmja 

Pėrforcimi i aftėsive pėr tė identifikuar nevojat shėndetėsore, ofrimin e programeve pėr mbrojtje shėndetėsore, mbrojtjen e ambientit, siguria e ushqimit, ujit dhe sanitacionit, zhvillimi i kompetencave nė mbrojtjen e ambientit pėr tė mbrojtur mirėqenien publike.

Kjo doktrinė ėshtė nė pėrputhshmėri me praktikat gjerėsisht tė pranuara kudo nė Evropė.

Vlera e integrimit tė zhvillimit tė sistemit tė informimit shėndetėsor, tė ndėrtuara mbi aftėsitė e stafit tashmė tė trajnuar nė Institutin Kombėtar, pėr tė siguruar njė bazė tė shėndoshė pėr zhvillimin e planifikimit dhe politikės shėndetėsore e tėrė kjo pėr tė mbrojtur shėndetin e popullatės nė Kosovė.
> DEPARTAMENTET